__________________________

RGB u themelua si rrjedhoje e bashkimit të viteve të mëdha të eksperiencës të
bashkëthemeluese në tregun Shqiptar dhe të huaj.

Duke kombinuar eficencën e madhe të organizimit, logjistikës, marketingut
dhe distribucionit me produkte cilësore dhe një vizion të qartë, RGB ka si
qëllim të sjellë pranë jush gjërat më të mira dhe më të pëlqyera në treg, shoqëruar
me cmimet më të mira dhe më të ulëta.

Duke ndërprerë disa prej hallkave m ë t ë kushtueshme t ë treg ëtis ë standarte,
si kostot e nj ë dyqani fizik, shit ësit etj. RGB mund ëson t ë sjell pran ë jush,
produktet dhe sh ërbimet, me cmime super konkuruese dhe pa kompromentuar
n ë cil ësi.

Vizioni jonë i drejtohet cilësisë, shpejtësisë dhe cmimit konkurues duke pasur
gjithmonë si qëllim primar nevojat e klientit.

Cdo produkt apo shërbim që ne tregtojmë sot dhe në të ardhmen tek RGB, është
dhe do të jetë rrjedhojë e përzgjedhjes tonë personale në rradhë të parë, duke u
siguruar që, sic e thotë dhe sllogani jonë (ne na pëlqen), të sjellim pranë jush vetëm
gjëra që ne i pëlqejmë dhe i aprovojmë paraprakisht.

Duke e menduar veten në rradhë të parë si klient, ambicja jonë është të jemi
gjithmonë koherent me atë cka tregu ka nevojë dhe duke e bashkuar këtë
me cilësi të lartë punë,  mbështetje ndaj klientit dhe dëshirë për
ti shërbyer tregut imperfekt Shqiptar.

Vizioni jonë shkon përtej tregëtisë dhe fitimit. RGB është rrjedhojë e dy bizneseve
me peshë në tregun Shqiptar. Një prej të cilave i ka shërbyer klientëve Shqiptar për
më shumë se 16 vite tashmë, me dedikim dhe cilësi maksimale në cdo hap dhe
dhe tjetra tregut dixhital që prej 2011. Eksperienca jonë shumë vjecare kulminohet tek ky projekt i ri ambicioz i quajtur RGB.

RGB do të nis tregëtinë e saj me produkte cilësore dhe tepër terheqëse të cilat i
përshten nevojave të shumë prej aktiviteteve tona ditore, si në shtëpi, si në jetën e
ditpërditshme dhe do të vazhdojë duke rikthyer shërbimet dhe uljet e mëdha për
disa nga bizneset më të mira në Tiranë.

__________________________